E fundit/ Gjendet e vdekur gruaja në Elbasan

14 July 2022, 12:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E fundit/ Gjendet e vdekur gruaja në Elbasan

Një 78-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen “Kogresi” në Elbasan. Policia bën me dije se ajo jetonte e vetme dhe nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë

Elbasan /Informacion paraprak

Më datë 14.07.2022, rreth orës 10:40, në lagjen “Kongresi” Elbasan, është gjetur e pajetë në banesën e saj, shtetasja L.M., 78 vjeçe, e cila jetonte e vetme.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 


Video