"Na jep lekë, ose të vramë"/ Dy "të fortë" kërcënojnë familjarisht 34-vjeçarin në Tiranë, për shuma të mëdha parash (EMRAT)

4 March 2023, 13:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Na jep lekë, ose të vramë"/ Dy "të
Arrestimi

Dy persona janë arrestuar nga policias e Tiranës, pasi kanë kërcënuar një 34-vjeçar dhe familjarët e tij, për dhënien e një shume parash.

Në kuadër të operacionit "Credit" janë vënë në pranga shtetasit Mario Lika, 23 vjeç dhe Blenard Ahmetaj, 33 vjeç, banues në Tiranë.

"Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur për dhënie pasurie, një 34-vjeçar dhe familjarët e tij. Në vijim të veprimeve hetimore ka rezultuar se 2 të arrestuarit organizonin lotari të palejuara, me anë të aparateve të tyre celulare, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale." thuhet në njoftimin e bluve të kryeqytetit.

Mario Lika dhe Blenard Ahmetaj akuzohen për veprat penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", kryer në bashkëpunim, dhe "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin".

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video