Punimet për Unazën e Madhe në Tiranë, do të devijohet qarkullimi i automjeteve për rreth 1 javë (TABELA)

4 March 2023, 12:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Punimet për Unazën e Madhe në Tiranë, do të devijohet
Unaza

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar qytetarët për devijim të qarkullimit për automjetet që lëvizin në drejtim të Shkozës.

Sipas ARRSH. nga data 6 mars deri më 12 mars do të kryhen punimet e fundit për ndërtimin e mbikalimit të Shkozës, ku do të bëhet montimi i trarëve.

Trafiku që vjen nga rrethrrotullimi i Shkozës në drejtim të Farkës do të devijohet në drejtim të rrugës "Ali Shefqeti", ndërsa trafiku që vjen nga Farka në drejtim të Tiranës (nëpërmjet Unazës) do të devijohet në rrugën e vjetër të Farkës

Njoftimi:

Në kuadër të zbatimit të projektit në Unazën Lindore Loti 3 - në datën 6 mars deri më 12 mars do të kryhen punimet e fundit për ndërtimin e mbikalimit të Shkozës, ku do të bëhet montimi i trarëve të këtij mbikalimi

Për kryerjen e këtyre punimeve do të bëhet devijimi i trafikut sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut:

Trafiku që vjen nga rrethrrotullimi i Shkozës në drejtim të Farkës do të devijohet në drejtim të rrugës "Ali Shefqeti".
Trafiku që vjen nga Farka në drejtim të Tiranës (nëpërmjet Unazës) do të devijohet në rrugën e vjetër të Farkës .

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka marrë të gjitha masat për kufizimin e kantierit ku do të kryhen punimet, si dhe vendosjen e sinjalistikës provizore për të orientuar përdoruesit e rrugës.

Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti.

Punimet për Unazën e Madhe në Tiranë, do të devijohetPunimet për Unazën e Madhe në Tiranë, do të devijohet



Video