Ndodh në Lushnjë/ Ngacmoi seksualisht vajzën e mitur, pranga 55-vjeçarit

4 March 2023, 11:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ndodh në Lushnjë/ Ngacmoi seksualisht vajzën e mitur, pranga

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Lushjë. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet L.K., banues në këtë qytet.

“Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi L. K., 55 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një shtetas të mitur.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Video