Media në zi, ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar (FOTO)

3 March 2023, 17:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Media në zi, ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar (FOTO)
Foto ilustruese

Është ndarë nga jeta gazetari i njohur shqiptar, Milto Baka. Ai ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 77-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, i cili ka dhënë një mesazh ngushëllimi për familjarët e Bakës.

Baka ka një karrierë të gjatë në media, ndërsa për shumë vite ka qenë shef i Departamentit të Informacionit në RTSH.

Postimi i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë:

Ndahet nga jeta, në moshën 77 vjeçare gazetari i njohur Milto Baka. Për shumë vite Baka punoi si redaktor dhe drejtor Informacioni në TVSH dhe më pas, për shumë kohë, në kompaninë mediatike " Koha jonë", Revistën Klan dhe redaksinë e TV Klan. Një përvojë të gjatë ndau në sektorë të promocionit dhe marketingut mediatik në Tiranë.

Në karrierën e gazetarit Baka përfshihen reportazhe, artikuj, telereportazhe dhe dokumentarë si dhe bashkëpunime të ndryshme me shtypin e shkruar dhe atë periodik kombëtar shqiptar.

Ndarja nga jeta e kolegut tonë veteran Milto Baka, është një dhimbje e thellë për miqtë dhe kolegët me të cilët ndau gjithë jetën profesionale dhe dëshmoi cilësitë dhe vlerat vetiake njerëzore.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i përcjell familjes Baka ngushëllimet më të ndiera!", thuhet në deklaratën e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.

Media në zi, ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar (FOTO)


Video