Reshje shiu dhe bore, parashikimi i motit për ditën e shtunë dhe të dielë

3 March 2023, 15:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Reshje shiu dhe bore, parashikimi i motit për ditën e shtunë dhe
Foto ilustruese

Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e shtunë do të ketë mot me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut pritet të jetën të herëpashreshme me intensitet të ulët deri mesatar. Në zonat malore në jug dhe juglindje të vendit në lartësin mbi 900-1000 metër reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Dita e dielë do të ketë mot me altrenime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës në orët e mesditës dhe pasdite do të pasohen nga reshje shiu me inensitet të ulët të karakterit lokal.

Era nga verilindja-juglindja me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila ditën e shtunë fiton shpejtësi deri në 12m/sek.
Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.



Video