Është liruar nga burgu i Fierit, Safet Bajri alias Rustemi, i cili vuante një dënim prej 9 vite burgim të dhënë nga drejtësia Belge.
Vendimi për lirimin e Bajrit nga qelia është marë para 1 muaji nga gjykata e Fierit, e cila ka pranuar kërkesën e Bajrit për lirimin e tij me kusht.
Sipas vendimit të gjykatës Bajri, ka vuajtur më shumë se 2/3 e dënimit në burg dhe gjatë kohës së izolimit nuk ka pasur masa disiplinore nga drejtoria e burgjeve.
Prezencën e Safet Bajrit, jashtë ambjenteve të burgut, e ka ekspozuar dhe Atdhe Xheravina ish-banor i Big Brother Vip Kosova dhe Përputhen, në profilin e tij në “Instagram” duke shkruar:
“…Mirëseerdhe në mesin tonë vlla…”, Bajri u dënua me 9 vite burgim nga Drejtësia Belge, për akuzën e “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Organizatës kriminale”, “Vjedhje në rrethana rënduese”.
Por kjo masë dënimi u vuajt nga Ilir alias Safet Bajri në burgjet Shqiptare, pasi gjykata e Shkodrës vendosi të njohë dënimin e drejtësisë Belge dhe më pas ta lerë në fuqi atë.