Aksidenti tragjik me mbi 50 viktima në Greqi, identifikohet një tjetër shqiptare, vetëm 23-vjeç

3 March 2023, 08:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksidenti tragjik me mbi 50 viktima në Greqi, identifikohet një
Evgjeni Micka

Është identifikuar një nga viktimat shqiptare të aksidentit tragjik në Greqi. Bëhet me dije se viktimë ka mbetur 23-vjeçarja Evgjeni Micka, që u identifikua me analizën e ADN.

Gjithashtu bëhet me dije se edhe 24 persona të tjerë janë identifikuar. Përplasja e dy trenave në Greqi, shkaktoi  mbi 57 viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Ndërkohë në orën 12:00 në qendër të Athinës nxënës dhe studentë do të mbajnë një protestë. Gjithashtu pasdite do të zhvillohet edhe një protestë e heshtur nga ana e qytetarëve.

Kësaj nisme do t’i bashkohet edhe Federata Panhelenike Hekurudhore, ndërsa është ndaluar qarkullimi i trenave.


Video