Një efektiv i Policisë së komisariatit të Korçës ka mbetur i dëmtuar pas rrëzimit në tokë, teksa ka qenë duke ushtruasr kontrolle për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për efektivin Artion Ropi, rreth 55 vjeç, i cili ka shfaqur probleme me tensionin duke u rrëzuar në asfalt.
Për pasojë ka marrë dëmtime në pjesën e pasme të kokës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, në fshatin Voskop.
Menjëherë ai është transportuar drejt Tiranës, ku burime nga spitali konfirmojnë se është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:
Një efektiv i Policisë së komisariatit të Korçës i identifikuar si Artion Ropi, rreth 55 vjeç, ka shfaqur probleme me tensionin duke u rrëzuar në asfalt.
Rreth orës 13:00, në fshatin Voskop, Korçë, punonjësit të Komisariatit të Policisë Korçë, shtetasit A. R., të planizuar për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kohës që kryente shërbimin, i janë shfaqur probleme shëndetësore dhe për pasojë, është rrëzuar në rrugë dhe ka pësuar frakturë në kokë.
Aktualisht, punonjësi i Policisë ndodhet në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve dhe më pas do të transportohet në Tiranë, për mjekim të specializuar.