Masakra me 3 gra të vrara, Dan Hutra para gjykatës së Tiranës (Video)

4 March 2023, 10:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Masakra me 3 gra të vrara, Dan Hutra para gjykatës së

Autori i masakrës me tre gra të vrara, Dan Hutra do të dalë ditën e sotme para gjykatës. Seanca do të zhvillohet në Gjykatën e Tiranës, ku 40-vjeçari do të njihet me masën e sigurisë.

Krimi i Dan Hutrës tronditi mbarë opinionin publik, i cili me plumbat e kallashnikovit u mori jetën 3 grave të pafajshme dhe plagosi 3 të tjera në Tiranë.

Dan Hutra, një ish- i dënuar për vrasje, u arrestua pas rreth 7 orësh në arrati pranë landfillit të Sharrës, i armatosur me kallashnikov.

Hutra akuzohet për 5 vepra penale, ‘Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’, ‘Vrasje me paramendim’, ‘Vrasje e mbetur ne tentative’, ‘Plagosje rëndë me dashje’, ‘Armëmbajtje pa leje’.

 

 


Video