Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Aktorja Eva Alikaj, e cila u përjashtua nga “Big Brother VIP” pas thyerjes së rregullave kryesore të programit, ka folur për herë të parë.
Pas debatit që ish-banorja bëri, fillimisht me Kristin dhe më pas momenti kulminant ishte me Luizin, atij të cilit i drejtoi fjalët kërcënuese “Ta çaj kafkën”.
Fraza me të cilin iu drejtua aktorja Luizit, çoi në marrjen e vendimit për përjashtimin e saj. E ftuar në “Shqipëria Live” Eva Alikaj i kërkoi falje shqiptarëve për gjuhën që ka përdorur gjatë debatit.
“Ju kërkoj falje shqiptarëve që përdora ato fjalë aty, pasi e shohin të gjithë, edhe të rinj”, tha aktorja.