Shpërthimi me tritol në Fushë Krujë, zbardhet dëshmia e pronarëve të godinës dhe biznesmenit (Dyshimet e Policisë)

4 March 2023, 12:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpërthimi me tritol në Fushë Krujë, zbardhet dëshmia e
Mobileria

Ende nuk dihet autori dhe shkaku i vënies së tritolit mobilerisë mbrëmjen e djeshme në fshatin Arrameras të Fushë-Krujës, ku shkaktoi dëme të shumta materiale.

Ndërtesa ishte në pronësi të Bujar Caracit, i cili ndodhet në Greqi, teksa ishte marrë me qira nga i afërmi i tij Desar Cangu nga fshati Larushkë.

Gjatë marrjes në pyetje nga Policia, familjarët e Bujar Caracit kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt dhe asnjë problem me askënd.

Ndërkohë dhe vetë Desar Cangu ka mohuar që të ketë konflikte më dikë. Policia dyshon se sulmi mund të ketë lidhje me biznesin që zotëron personi në fjalë.


Video