“Mos qaj se kjo dihej”, çfarë i tha Sokol Bode nënës së tij dhe vëllait me aftësi të kufizuara kur e arrestuan

12 August 2022, 08:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Mos qaj se kjo dihej”, çfarë i tha Sokol Bode
Sokol Bode

Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i Sokol Bodes, ai kishte 4 ditë që ishte kthyer nga Anglia. Në momentin e arrestimi ka kërkuar vetëm 2 minuta kohë që të ndahej me prindërit dhe vëllain me aftësi të veçanta. Mësohet se Bode është kapur në orën 21:25 minuta  dhe është gjetur i shtrirë në divanin e sallonit të tij.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se informacioni për mbërritjen e Bodes në Berat ishte siguruar në rrugë operative. Ai qëndronte i fshehur në shtëpinë e tij, në lagjen “Uznovë e Madhe” në Berat.

Në drejtim të banesës së tij janë nisur 2 furgona policie të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Kanë qenë pikërisht forcat operacionale të DVP Berat ata që kanë hyrë në banesën dy katëshe ku jetonte Bode dhe në ndihmë të tyre kanë qenë edhe efektivë të forcave Shqiponja.

Kur forcat e policisë kanë hyrë në banesën e Sokol Bodes, e kanë gjetur të shtrirë në divanin e sallonit të tij dhe mësohet se i shumëkërkuari nuk ka bërë rezistencë. Pas futjes së policisë në banesë, nëna e Bodes ka shpërthyer në lot ndërsa ai e ka qetësuar duke i thënë “Qetësohu se kjo dihet.”

Përpara se të hipte në furgonin e policisë, Bode ka kërkuar 2 minuta kohë të ndahej me familjen dhe vëllain e tij me aftësi të kufizuara,që ndodhej në rrugën jashtë banesës.

Ai është shoqëruar në ambijentet e DVP Berat, për veprime të tjera proceduriale, ndërkohë që mësohet se do të transferohet drejt Tiranës.


Video