Policia jep informacion zyrtar, si u arrestua Sokol Bode

11 August 2022, 23:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia jep informacion zyrtar, si u arrestua Sokol Bode
Majtas i pari, Sokol Bode

Policia e Beratit thotë se strukturat e saj, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Uznova”.

Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen “Uznovë”, u bë lokalizimi dhe kapja e shtetasit Sokol Bode, 43 vjeç, banues në Berat.

Për të Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

Sipas policisë Sokol Bode është transportuar në Tiranë, pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, për veprime të mëtejshme.

Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.


Video