Një aksident automobilistik ka ndodhur rreth orës 16:40 në Novoselë të Vlorës.
Sipas policisë, një 20-vjeçar me motor është përplasur me një makinë tip "Benz", dhe për pasojë ka mbetur i plagosur.
Ai është transportuar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, vijon puna për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
"Rreth orës 16:40 , në qëndër të fshatit “Novoselë”, automjeti tip Benz me drejtues shtetasin A. I., është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi M. M., 20 vjeç, me të cilin udhëtonte dhe një shtetas tjetër, të dy banues në Novoselë.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar 20 vjeçari dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", bën me dije policia.