Është mbajtur sot në Nju Jork seanca e radhës gjyqësore për ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal, i akuzuar se ka ndihmuar një oligark të sanksionuar rus të pastrojë paratë si dhe ka marrë një shumë parash të padeklaruar nga një ish-agjent i inteligjencës shqiptare.
Avokati i McGonigal është shprehur se prokurorët janë duke diskutuar për mundësinë që ish-shefi i kundërinteligjencës në Nju Jork të pranojë pjesërisht pafajësinë për akuzat e ngritura ndaj tij në dy gjyqe të ndryshme, në Uashington DC dhe Nju Jork.
Gjykatësja Jennifer Reardon e çështjes në Nju Jork u informua se palët janë duke diskutuar për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje, dhe ka lëshuar një procedurë për marrëveshje gjatë javës së ardhshme.
Sa i përket çështjes shqiptare, Seth DuCharme avokati i McGonigal tha se ka "një mundësi të mirë që kjo çështje të zgjidhet pa qenë nevoja të kalojë në gjyq, por për këtë duhet pritur deri në fillim të shtatorit.
McGonigal akuzohet se ka fshehur 225,000 dollarë të marra nga ish agjenti i inteligjencës shqiptare Agron Neza.