Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Kryeplaku i fshatit Ket të Klosit është dhunuar barbarisht ditën e sotme nga djali i pronarit të një guroreje në këtë zonë.
Raportohet se kryeplaku Sali Muça është qëlluar me grushte në kokë e trup nga Besnik Muça, djali i Vebi Muçës i cili është pronari i gurores.
Sali Muça është paraqitur në spital për mjekim, nga ku edhe i ka bërë apel drejtësisë dhe autoriteteve policore të veprojnë.
Kryeplaku i fshatit si dhe banorët e zonës kanë kundërshtuar hapjen e gurores për të cilën thonë se shkakton ndotje dhe tronditje duke u rrezikuar banesat. Djali i Muçës, sipas banorëve gjithashtu merret me aktivitetin e prerjes së pyjeve duke shkaktuar dëme të mëdha në këtë zonë.