Lëvizte i dehur me kallash në dorë, kur sheh policët e hedh në kanal. Në pranga 40-vjeçari

7 August 2023, 10:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lëvizte i dehur me kallash në dorë, kur sheh policët e hedh
Lëvizte i dehur me kallash në dorë, kur sheh policët e hedh në kanal.

Një 40-vjeçar është vënë në pranga në Fier. Policia njoftoi se ai lëvizte i dehur me kallash me vete në qendër të Libofshës.

Ai e kishte armën me fishek në fole, të gatshme për qitje. Mirëpo sapo ka konstatuar punonjësit e policisë, ai e ka hedhur armën e zjarrit në një kanal.

“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 40-vjeçari në momentin e arrestimit, ishte në gjendje të dehur, rrethanë e cila rrit rrezikshmërinë e posedimit të armës së zjarrit”, njoftoi policia.

Policia ka sekuestruar armën dhe fishekët ndërsa thotë se i ka kaluar materialet procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.


Video