Makina del nga rruga, plagosen dy pasagjeret

5 October 2023, 21:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina del nga rruga, plagosen dy pasagjeret
Foto ilustruese

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, me pasojë plagosjen e dy grave.

Policia bën me dije se drejtuesi i një makine tip “Citroen” ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rrugës.

Për pasojë kanë mbetur dy gratë që ndodheshin si pasagjere.

“Mbrëmjen e sotme, në afërsi të fshatit Vithkuq, Korçë, shtetasi M. H., duke drejtuar automjetin tip "Citroen", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar shtetaset Z. H., 66 vjeçe dhe Y. H., 42 vjeçe, banuese në fshatin Panarit, pasagjere në këtë automjet, të cilat u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.

Me shtetasin M. H., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, bën me dije policia e Korçës.


Video