Gjendet një 42-vjeçare nga Maqedonia e Veriut në Tiranë, policia apel: Kush ka dijeni të telefonojë

5 October 2023, 17:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjendet një 42-vjeçare nga Maqedonia e Veriut në Tiranë,
Foto ilustruese

Një 42-vjeçare nga Maqedonia e Veriut është gjetur e vetme në një rrugë në Tiranë, bën me dije policia në kryeqytet.

Shtetasja S.Sh. dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ajo është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr.1 në Tiranë.

Sakaq, Policia i bën apel çdokujt që mund të ketë dijeni të telefonojë pa pagesë në numrin 112.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 05.10.2023, rreth orës 17:30, është konstatuar e vetme në rrugë, në afërsi të Bashkisë Tiranë, shtetasja S. Sh., 42 vjeçe, nga Maqedonia e Veriut, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Aktualisht është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e saj të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.


Video