Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogradec, ku një 29-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Trebinjë të Pogradecit, ku shtetasi me inicialet M.M, sipas policisë dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i ballkonit dhe ka ndërruar jetë gjatë transportimit në spital.
Njoftimi i policisë:
Mbrëmjen e sotme, në fshatin Trebinjë, Pogradec, dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të dytë të banesës së tij, shtetasi M. M., rreth 29 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Pogradecit.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.