Lirimi i ish-ministrit Tahiri nga burgu, Yuri Kim: Shumë zhgënjyese!

2 June 2023, 18:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Lirimi i ish-ministrit Tahiri nga burgu, Yuri Kim: Shumë zhgënjyese!

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim e ka cilësuar zhgënjyese lirimin nga burgu të ish ministrit Saimir Tahiri.

Ajo thekson se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa persona vijojnë të jenë prezentë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Reagimi i ambasadores, Yuri Kim:

“Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë.

Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri. SHBA e konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare.

Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja”, shkruan Kim.

Kujtojmë se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u lirua nga qelia këtë të premte, ndërsa pjesën tjetër të dënimit do ta vuajë në shtëpi.

Sipas vendimit, shkak është bërë gjendja shëndetësore e bashkëshortes së Tahirit dhe nevoja për përkujdesje për dy fëmijët e tij të mitur.


Video