Ligji vazhdon të shkelet edhe pas vrasjes së 7 vjeçares Jonada Avdia apo aksioneve të policisë, pasi skafet dhe gomonet vazhdojnë të dalin sërish në breg në mes të pushuesve duke rrezikuar jetën e tyre.
Gazetari Osman Stafa ka publikuar disa foto në rrjetet sociale nga bregdeti i Borshit, ku shihet një gomone, me dy motorë sipas tij, që del në breg edhe pse aty ka dhjetra pushues dhe fëmijë të vegjël.
"Ku janë arganet kompetente për të zbatuar ligjin? A duhet të kemi një viktimë tjetër, që të bëjmë sikur marrim masa?" janb pyetjet që shtron gazetari në postimin e tij.
Reagimi i plotë:
MALIQI MË I FORTË SE LIGJI
Sot në Borsh, ka dalë në breg ky gjigand, me dy motorrë, i njëllojtë si ai që i mori jetën Jonadës 7 vjeçare. Shihni fotot, janë shkrepur sapo mjeti gjigand, ka dalë në breg, teksa në det kishte fëmijë të shumtë. Në vendin ku ka dalë gomonia, nuk ka asnjë stacion të posaçem, as bova, asgjë.
Në shkelje të plotë të ligjit, dhe duke rrezikuar jetët e pushuesve, mes tyre fëmijë.
Ku janë arganet kompetente për të zbatuar ligjin?
A duhet të kemi një viktimë tjetër, që të bëjmë sikur marrim masa?
Kjo është e trishtë. Të shkosh në plazh me fëmijët dhe hallin më të madh ta kesh se mos vjen ndonjë përbindësh si ky që shihni në foto, dhe t'i marrë jetën.
Dhe aq më tepër kur ngjarja e Potamit është ende e freskët. Ku është ligji? Ku janë ata që zotohen për respektim ligji?
Nuk ka respektim rregullash jo, sepse maliqi, është më i fortë se ligji.
Na ka mbetur të themi vetëm "Zot na ruaj".