Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi ka deklaruar se Sali Berisha gënjeu, kur tha se një punonjëse e Bashkisë së Tiranës, ka lidhje me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.
Prençi theksoi se qytetari dixhital e ka dezinformuar kreun e PD-së Sali Berisha, se ish punonjësja e Bashkisë së Tiranës punon tani në Ministrinë e Drejtësisë.
Sipas tij, pas këtij rrengu fshihen kundërshtarët e Ervis Martinajt, pasi duan të vijojnë punën e tyre duke inskenuar burime për qytetarin dixhital.
“Ditët e fundit, qytetari dixhital e ka dezinformuar Berishën, duke i thënë se nëse doni të dini lëvizjet e fundit të Ervis Martinajt policia të shkojë dhe të intervistojë një ish-punonjëse të bashkisë së Tiranës, që tani është te Ministria e Drejtësisë.
Në fakt nga bashkia e Tiranës, nga burimet konfidenciale del se Martinaj nuk ka pasur lidhje me këtë punonjësen që ka qenë drejtore në Bashki dhe ka shkuar të Ministria.
Djallëzia e kundërshtarëve të Martinajt shkon deri atje sa të inskenojnë burime për qytetarin digjital për ta orientuar gabim me qëllim që të bëjnë show dhe në krahun tjetër vazhdojnë punën”, tha ai.
Postimi i plotë i Sali Berishës
Per fatin e Ervis Martinajt di gjithçka nje femer e partise se krimit! Policia dhe prokuroria e partise fshehin rolin e femres se partise. Qytetari dixhital ka pyetje direkte per Edi Ramen dhe rolin e tij ne zhdukjen e Ervis Martinit. sb
“Pershendetje Zoti Berisha! Jam kurioz me dit pse policia e rames nuk e nxjerr qe dy ditet e fundit para se me u zhduk Ervis martinaj ka qen i strehuar te nje femer socialiste qe punon te bashkia lali erit e cila quhet…Policia e di shum mir dhe ka mar deshmin e ksaj femre por pse nuk e nxjerrin sepse deri ne momentin qe ka taku shijaksit ka qen me kte femer me vete e ka derguar kjo nga shpia e vet ne shijak
Prokuroria ka edhe videot ku shihet ervis martinaj duke hyr ne pallatin ku jetonte kjo femer dhe kan edhe videot qe del nga apartamenti diten e zhdukjes me kte femer dhe hipen ne makinen e ksaj
Pse se nxjerr policia dhe edi ket fakt dhe videot kur del nga shoia ksaj dy ditet e fundit Apo edvini do te mbroj gocat e partis vet dhe mos te zbulojet qe e ka eliminu vet ai Ervisin”.