Humbi jetën në aksident/ Ky është “Tori i tmerrshëm” i Durrësit, ish-lojtar i Teutës dhe tutor (Foto)

7 October 2022, 09:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Humbi jetën në aksident/ Ky është “Tori i
Hektor Psatha

44 vjeçari që humbi jetën sot në aksident në autostradën Tiranë-Durrës është shtetasi Hektor Psatha.

Psatha, ish-portier i Teutës humbi jetën mëngjesin e sotëm pasi automjeti i tij doli nga rruga. Policia po merret me zbardhjen e plotë të aksidentit të rëndë.

Ish-portier i Teutës u arrestua ne 2017 për prostitucion dhe kokainë. I njohur ndryshe si “Tori” ose “Psatha i tmerrshëm” shfrytëzonte femra për prostitucion kundrejt 50 eurove dhe shpërndante kokainë në lokalet e zonës së Plazhit.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, një automjeti me drejtues shtetasin H. P., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video