Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën një 44-vjeçar

7 October 2022, 08:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën
Foto ilustruese

Një 44 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku makina me drejtues shtetasin H. P., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit.

Grupi hetimor  po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video