Në burgun e Lezhës ka ndërruar jetë një i burgosur me masa mjekësore. Gëzim Qepa 49-vjeç ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta. Mësohet se viktima ishte i dënuar për grabitje dhe ishte i lindur në Berat.
“IEVP Shënkoll, Lezhë, ndërron jetë shtetasi me masë mjekësore “Mjekim i detyruar”, Gëzim Qepa i datëlindjes 25.04.1973, lindur dhe banues në Berat.
Ka mbërritur në IEVP Shënkoll në 27.11.2021 me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, njofton drejtoria e Burgjeve,.
Ky është rasti i dytë që një i burgosur ndërron jetë brenda burgut të Shënkollit, ditën e djeshme ndërroi jetë edhe Azem Dauti, 55 vjeç. Trupi pritet që t’i nënshtrohet një ekspertizë mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakun e vdekjes.