Detajet/ Ndërroi jetë në ditën e lindjes, 'Tori i Tmerrshëm' dhe e kaluara e tij kriminale

7 October 2022, 09:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Detajet/ Ndërroi jetë në ditën e lindjes, 'Tori i
Hektor Psatha

Detaje të reja nga vdekja e Hektor Psathas, 44-vjeçari që ndërroi jetë sot si pasojë e një aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës, kur makina me të cilën po udhëtonte doli nga rruga.

Ironia e fatit është se viktima do të festonte sot ditëlindjen. Mediat shkruajnë se Hektor Psatha ka qenë emër i njohur për policinë, pasi në të kaluarën  ka qenë arrestuar për drogë dhe prostitucion.

Ai ka dalë nga burgu rreth dy vjet më parë, psatha ka qenë portier i skuadrës Teuta për minifutboll.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, një automjeti me drejtues shtetasin H. P., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 


Video