Kreu i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, Leka Bungo është fotografuar së fundmi në një kazino të Tiranës
Fotografitë janë publikuar në rrjetet sociale nga aktivisti Ervis Zholi, i cili ironizon se këta janë “intelektualë me dhe pa kollare që shtrihen sipër tavolinave të pokerit”.
"Leka fiton Leke. Kapi të gjatin se shtatat nuk dukeshin gjëkundi! Darkave heqin kollaret dhe shtrihen sipër tavolinave të pokerit këta intelektualët e djegur për bixhoz." -shkruan Zholi krahas fotos
Leka Bungo njihet nga të gjithë dhe si një mik i ngushtë i kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë në ditët e para të vitit të ri 2023 i shtroi një darkë një grupi artistësh dhe pensionistësh ku nuk munguan fotot me mikun e tij Leka Bungon që së fundmi ështëkapur "mat" duke luajtur kazino.
Nuk është herë e parë që drejtues të lartë të institucioneve përtej kollares serioze që ofron ekrani i vogël i televizionit, në realitet shfaqin veset e tyre të kumarit, bixhozit dhe alkoolit.