Aksidenti tragjik në Bulqizë/ Makina me targa angleze tërhoqi zvarrë ‘Benzin’, derisa e ndau në dy pjesë

5 January 2023, 11:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksidenti tragjik në Bulqizë/ Makina me targa angleze tërhoqi

Mëngjesin e sotëm jane hequr nga rruga, makinat e përfshira në aksidentin tragjik të mbrëmjes së djeshme në aksin Bulqizë-Maqellarë ku vdiqën tre persona dhe u plagosën katër të tjerë.

Të tre viktimat janë nga fshati Maqellarë i Dibrës. 

Mjetin e drejtonte Kujtim Istrefi ndërkohë që Murat Istrefi, Lulzime Istrefi, Ferize Istrefi dhe Kadrie Markeçi ndodheshin në atë makinë. Këto dy të fundit ndodhen në spitalin e Traumës ku po marrin trajtimin mjekësor të nevojshëm.

E gjithë familja udhëtonte me mjetin tip ‘Benz’ ngjyrë të bardhë. Ndërkohë Mërgim Lazri dhe Edison Lazri kanë qenë në makinën tip ‘Benz’ me targa angleze.

Rrethanat e aksidentit:

Mjeti tip ‘Benz’ ngjyrë i bardhë po udhëtonte nga fshati Gjoricë në hyrje të rrugës kryesore. Ndërsa mjeti me targa angleze po udhëtonte nga Maqellara në drejtim të Tiranës me shpejtësi tej normave të lejuara. Këtu ka ndodhur edhe përplasja fatale ku mjeti me targa angleze ka marrë zvarrë për rreth 100 metra duke e ndarë në dy pjesë dhe duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tre anëtarëve të familjes Istrefi.


Video