Përfshihet nga flakët fabrika e sfungjerit në Elbasan, evakuohen punonjësit

5 Janar 2023, 10:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Përfshihet nga flakët fabrika e sfungjerit në Elbasan, evakuohen

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një fabrikë sfungjeri në afërsi të fshatit ‘Katund i Ri’ në Elbasan.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse për të bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.

Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz përveç atyre materiale.


Vox Pop

Video