Personi që shihni në fotot e mëposhtme është 57-vjeçari, Kujtim Istrefi, një prej viktimave të aksidentit fatal të regjistruar mbrëmjen e djeshme në Bulqizë.
Ai humbi jetën së bashku me të vëllain Murat Istrefi dhe bashkëshortja e tij Lulzime Istrefi, ndërsa bashkë me të në makinë tip "Mercedes Benz", ndodheshin dhe familjarët e tyre Ferize Istrefi dhe Kadrie Markeçi, të cilat po marrin trajtim në spitalin e Traumës.
Mjeti i tyre u përplas me mjetin tjetër tip "Benz" me targa angleze, ku ndodheshin Mërgim Lazri dhe Edison Lazri, të cilët mbetën të plagosur.
Mjeti tip ‘Benz’ ngjyrë i bardhë po udhëtonte nga fshati Gjoricë në hyrje të rrugës kryesore. Ndërsa mjeti me targa angleze po udhëtonte nga Maqellara në drejtim të Tiranës me shpejtësi tej normave të lejuara. Këtu ka ndodhur edhe përplasja fatale ku mjeti me targa angleze ka marrë zvarrë për rreth 100 metra duke e ndarë në dy pjesë dhe duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tre anëtarëve të familjes Istrefi.
Viktimat:
1. Kujtim Istrefi ( Dehari ) – 57 vjeç (Maqellarë – Dibër)
2. Murat Istrefi (Dehari) – 76 vjeç (Maqellarë – Dibër)
3. Lulëzime Istrefi (Dehari) – 45 vjeç (Maqellarë – Dibër)
Të plagosur:
1. Mërgim Lazri – 25 vjeç (Bllatë e Epërme – Dibër)
2. Edison Lazri – 29 vjeç (Bllatë e Epërme – Dibër)
3. Firuze Istrefi – 56 vjeç (Maqellarë – Dibër)
4. Kadrie Markeçi – 19 vjeç (Shupenzë -Dibër