Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ka dhënë dorëheqjen këtë të enjte nga posti i nënkryetarit të Bashkisë Pogradec, Johan Sterjo.
Ky vendim i tij ka ardhur, pasi motra e tij Viola Sterjo, u arrestua, pasi kishte mashtruar disa qytetarë nga Korça dhe nga Pogradeci, duke iu marrë qindra mijëra euro, duke iu premtuar favore për grante përmes skemës së AZHBR-në .
Burime pranë Bashkisë Pogradec bëjnë me dije se Johan Sterjos i është kërkuar të japë dorëhqejen pas arrestimit të të motrës.
Gjithsesi, ai vazhdon ta mbajë postin e drejtorit të UKT-së Pogradec dhe degët e partive opozitare lokale, i kanë kërkuar të japë dorëheqjen edhe nga ky post.