Zbulohet emri, kush është i burgosuri në burgun e Shënkollit që ndërroi jetë

5 January 2023, 14:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohet emri, kush është i burgosuri në burgun e Shënkollit
Burgu i Shënkollit

Burime bëjnë me dije se i burgosuri në burgun e Shënkollit që ndërroi jetë në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës është 64-vjeçari Shpëtim Ferko.

Ferko po vuante dënimin në burgun e Shënkollit dhe mësohet se ai kishte probleme shëndetësore dhe vdekja e tij dyshohet të ketë ardhur nga shkaqe natyrale.

Trupi i pajetë i Ferkos do të dërgohet në morg për përcaktimin e shkaqeve të sakta të vdekjes.


Video