Konflikt në familje në Shkozet, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten, përfundojnë të dy në spital

13 August 2026, 18:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Konflikt në familje në Shkozet, 43-vjeçari plagos me thikë
Foto ilustruese

Një konflikt në familje është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Shkozetit, në Durrës.

Sipas të dhënave paraprake, një çift, burrë e grua, është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar dëmtime me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 14, në Shkozet, përballë ambienteve të AKU-së.

“Rreth orës 17:00, në lagjen 14, shtetasi Xh. L., 43 vjeç, banues në lagjen 14, dyshohet se, pas një konflikti në familje me bashkëshorten e tij, shtetasen A. L., 38 vjeçe, banuese në lagjen 14, e ka plagosur atë në pjesën e kokës me mjet prerës (thikë). Gjatë konfliktit, është dëmtuar edhe shtetasi Xh. L.

Si pasojë, të dy bashkëshortët kanë pësuar dëmtime dhe janë paraqitur në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Aktualisht, të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e  dinamikës së ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, njofton policia.


Video