Kërcënohen me mesazhe në “Facebook” anëtarët e fisit Maja

10 July 2023, 21:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kërcënohen me mesazhe në “Facebook”
Dhuna ndaj dy anëtarëve të fisit Maja

Anëtarë të fisit Maja në Borizanë të Krujës janë kërcënuar në rrjetet sociale nga persona të paidentifikuar që fshihen pas profileve anonime.

Pas dhunës brutale ndaj Jashar e Bilbil Majës, anëtarët e fisit nuk kanë gjetur qetësi, pasi së fundmi janë kërcënuar në rrjetin social Facebook.

Për këtë, shteasi Lulzim Maja, kushëri i Bilbil dhe Jashar Majës ka bërë kallëzim në sektorin e krimeve kibernetike në Policinë e Tiranës, për çka policia po thotë se ika referuar materialet në prokurori.

“Me datë 10.07.2023, është paraqitur pranë Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë shtetasi L. M., 43 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili ka kallëzuar se në llogarinë e profilit të tij në Facebook ka marrë disa mesazhe me përmbajtje kërcënuese, nga një llogari e panjohur.

Pas kallëzimit të marrë nga 43-vjeçari, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale "Kanosja" dhe "Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike", për veprime të mëtejshme procedural”, njofton Policia e Tiranës.

Kujtojmë se për dhunën ndaj fisit Maja janë arrestuar 8 persona ndërsa në kërkim janë ende Xhelal dhe Rexhep Rraja, vëllai dhe djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.


Video