VIDEO: Aksident i shumëfishtë në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet trafiku

10 July 2023, 18:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO: Aksident i shumëfishtë në autostradën
Pamje nga aksidenti në Tiranë-Durrës

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pak caste më parë në autostradën Tiranë-Durrës, në aksin drejt kryeqytetit.

Siç dallohet edhe në pamjet e siguruara nga Voxnews.al, të paktën tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Aktualisht nuk raportohet për persona të plagosur, por trafiku është rënduar në njërin krah të autostradës si pasojë e aksidentit.

Forca të policisë kanë mbërritur tashmë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit si dhe për zhbllokimin e trafikut.


Video