Mbytja e babait dhe dy djemve në Kavajë/ Postimi i fundit i Reit, shkoi në plazh i lumtur, fundi ishte TRAGJIK

10 July 2023, 09:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbytja e babait dhe dy djemve në Kavajë/ Postimi i fundit i Reit,
Në foto: Viktimat Elvis Halilaj dhe djali i tij, Rei

Rei, vetëm 15-vjeç ishte një nga viktimat që u mbyt një ditë më parë në plazhin Vilë-Boshtovë.

Bashkë me të, ndërroi jetë dhe babai i tij, 50-vjeçari Elvis Halilaj dhe vëllai i vogël 13-vjeçar. I mituri shkoi me zell të madh në plazh, por fundi ishte tragjik. Pak orë para ngjarjes së rëndë, ai postoi në 'Instagram' një video ku tregonte plazhin, aty ku iu mor jeta. 

Edhe miqtë e Reit kanë shprehur ngushëllime për këtë tragjedi. Ata kanë postuar foto të mikut të tyre duke shkruar 'Rest in peace'. 

Mbytja e babait dhe dy djemve në Kavajë/ Postimi i fundit i Reit,

Shërbimet e Njësisë Policore Detare bënë të ditur se ndërhynë për t’i shpëtuar, por të tre personat kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Fillimisht policia njoftoi se ishin tre shtetas nga Kosova, por pas informacioneve të mëtejshme raportoi se tre viktimat ishin nga Tirana. Në zonë u raportua se nuk kishte asnjë roje bregdetare e se ambulanca u vonua për gati 1 orë.



Video