Makina përplas 50-vjeçaren në Sarandë, dërgohet me urgjencë në spital

10 July 2023, 20:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina përplas 50-vjeçaren në Sarandë, dërgohet me
Foto ilustruese

Një aksident automobilisti ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Nr.3 të qytetit të Sarandës.

Sipas policisë, një makinë tip Benz ka përplasur një kalimtare 50-vjeçe e cila është dërgur në spita, jashtë rrezikut për jetën. Sakaq shoferi është shoqëruar në policinë e qytetit.

“Rreth orës 17:40, në lagjen "Nr. 3" Sarandë, automjeti tip Benz, me drejtues  shtetasin L. B., 52 vjeç, banues në Gjirokastër ka aksidentuar shtetasen A. Ç., 50 vjeçe banuese në Sarandë, këmbësore.

50 vjeçarja është dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut per jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia e Sarandës.


Video