“Kanë ikur kohët kur kushtonin 30 mijë euro”, gazetarja tregon shumën që paguhet për një vrasje me tritol

13 June 2022, 22:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Kanë ikur kohët kur kushtonin 30 mijë euro”,
Vrasja e Aleksandër Sadikajt

Gazetarja Klodiana Lala thotë se grupet kriminale paguajnë shuma të konsiderueshme për vrasjet me eksploziv.

Duke iu referuar ekzekutimit të 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj të shtunën në Tiranë me tritol poshtë makinës, Lala tha një operacion i tillë kushton minimalisht 100 mijë euro.

Shuma e konsiderueshme mund të jetë paguar edhe për ekzekutimin e të riut mesditën e të shtunës. 

"E kanë zgjedhur atë zonë për disa arsye. Është një operacion i cili kushton minimalisht 100 mijë euro. Kanë ikur kohërat kur kushtonin 20 po 30 mijë euro. Një vend i tillë është përzgjedhur sepse personi që ka pasur interes tregon mllef dhe ashpërsi për shënjestrën dhe e dyta tenton të përcjellë mesazhe. Nëse do të vritej tek banesa me qera nuk do të kishte asnjë dëshmitar. Është gjë tjetër kur e shohim ne me sy dhe është e ndryshme kur e vrasin në garazh. Jam tronditur kur e kam parë nga larg, imagjino.

Nëse më parë kishte një rrugë që policia identifikonte nga vinte tritoli etj, sot policia ka shumë pak indicie të shkojë, sepse nëse shkon tek personat e specializuar mund të ketë edhe një reduktim".

 


Video