“Kanë përdorur dy mina, e donin të vdekur me çdo kusht”, gazetarja: Sadikaj, pjesë e një bande të fuqishme në Holandë

13 June 2022, 22:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Kanë përdorur dy mina, e donin të vdekur me çdo
Aleksandër Sadikaj

Gazetaret e kronikës së zezë kanë zbardhur detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që tronditi Tiranën mesditën e të shtunës, ku u vra në një atentat me eksploziv 27-vjeçari nga Berati, Aleksandër Sadikaj.

Mësohet se tritoli në makinën e 27-vjeçarit mund të jetë vendosur 3-4 ditë përpara shpërthimit fatal, ndërsa autorët kanë përdorur dy mina, pasi kanë dashur ta ekzekutojnë me çdo kusht.

Sipas gazetareve, ngjarja lidhet me të shkuarën kriminale të të riut, pasi ai akuzohej për një vrasje në Greqi, si dhe dyshohet se ishte përfshirë në një grup të fuqishëm kriminal droge në Holandë.

“Ai tritol mund të jetë vendosur të paktën 3-4 ditë përpara. Këtu do jemi dhe faktet do të flasin. Hetuesit besojnë se ka pasur dy mina të vendosura në mjet, pasi ata kanë dashur ta ekzekutojnë me çdo kusht. Ai ishte i përfshirë në një grup shumë të fuqishëm kriminal të drogës, që vepron në Holandë”, tha Klodiana Lala në emisionin “Open”.

“Ai është me origjinë nga Berati, por prindërit i ka të divorcuar dhe është rritur nga dajat. E njihte mirë Greqinë dhe është përfshirë në një ngjarje kriminale atje. Kishte qëndruar në të njëjtin burg me Alket Rizanë. Duhet theksuar se për vrasjen atje ka qenë në moshë shumë të re, 18 vjeç. Ai i trembej diçkaje. Në banesën e tij janë gjetur edhe një palë dylbi. Pra, janë disa mjete që ngrenë dyshime. Shqipëria duhet të kërkojë ndihmë në Greqi, por edhe në Holandë, për të mësuar mbi aktivitetin e tij në këto dy vende. Do duhen të mblidhen një sërë informacionesh për të zbuluar se kush ishte Aleksandër Sadikaj”, tha gazetarja Glidona Daci.

 


Video