'Jetonte vetëm me nënën', flasin miqtë e Learit që vdiq në duart e policisë: Ishte një person rebel

20 October 2022, 10:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Jetonte vetëm me nënën', flasin miqtë e Learit

Hetimet vijojnë lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Komisariatin numër 3 në Tiranë më 19 tetor, ku 32-vjeçari Laer Kurti ndërroi jetë pas shoqërimit nga policia. AMP tha në njoftimin zyrtar se ai humbi jetën në spital pasi shfaqi probleme shëndetësore. Por burimet thanë se ai ka ndërrruar jetë teksa po transportohej nga rajoni i policisë në spital.

Miqtë e 32-vjeçarit thonë se Leari jetonte në zonën e Parkut në Tiranë dhe nuk kishte problemem shëndetësore. Ai ishte një person rebel, por aspak i keq me të tjerët.

Të gjithë miqtë e thërrisnin Lari dhe ai jetonte vetëm me nënën e tij. Sipas miqve të të riut, për momentin ai ishte pa punë, por ka punuar disa herë si roje private në disa restorante të njohur.


Video