Dominojnë kthjellimet, temperaturat e mesditës bien lehtë

20 October 2022, 07:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dominojnë kthjellimet, temperaturat e mesditës bien lehtë

Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat më të theksuara do të jenë në zonat e thella malore.

Ndërsa parashikohet që në pjesën e dytë të ditës në territor të ketë shfaqje të vranësirave të lehta në pothuajse të gjithë zonën e ulët, por në shtrirjen Lindore do të jenë më të dukshme vranësirat.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 26°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.


Video