E rëndë në Durrës, 26-vjeçari gjendet i vdekur në breg të detit

19 October 2022, 17:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Durrës, 26-vjeçari gjendet i vdekur
Foto ilustruese

Një person është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në breg të detit në Durrës.

Policia bën me dije se viktima është shtetasi E. Xh., 26 vjeç, banues në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45, në lagjen nr. 1, të qytetit bregdetar.

Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se 26-vjeçari ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.

Grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video