
Një tjetër ‘Call Center’ e cila ishte një “strofull” mashtrimi u zbulua, duke çuar në pranga 3 persona, e ndërsa në kërkim është shpallur pronari.
Në pranga kanë rënë administratori Doris Telhallari dhe 2 operatorët Eldjon Lleshi dhe Ergi Ali e ndërsa në kërkim është shpallur pronari Ardit Topalli.
Call Center ishte në zonën e ish-Parkut, në rrugën rrugën ‘Frosina Plaku’ . Ato përdonin niptin e një kompanie ‘Dag it Solution’ me status pasiv në QKB.
Një pjesë e dosjes është zbardhur ku tregohen sekuenca nga biseda mes punonjësve, se si “luanin” me klientët në mënyrë që t’i merrnin sa më shumë para.
Danoci: O të Q** ropt. Sa është pagesa që do na bëj ky ne?
Dori: 12k (12 mijë)
Danoçi: Hiq %
Danoci: Po s’ka punë ai me 3%. Ai duhet të dërgojë 12 K
Dori: I ka mjaft gjithmonë
Danoçi: Ou
Diti 111: Ka mbaj gjithmonë % e thyerje
Danoçi: VK