
Për zbardhjen e ngjarjes AMP po merr dëshmi te patrullës që ndaloi 32 vjeçarin dhe kamerat e sigurisë në zonë.
Në bazë të dëshmisë të punonjësve të policisë Lear Kurti ka qenë duke lëvizur në rrugën Riza Cuka në këmbë vetëm. Policia i ka kërkuar të ndalojë për verifikim.
Ai është larguar me vrap dhe patrulla i është vënë në ndjekje duke e kapur në Rr. Don Bosko pranë një marketi. Momenti i ndalimit është i fiksuar në kamerat e sigurisë.
Pas prangosjes i ndaluari ka qëndruar në një stol derisa ka mbërritur makina qe e shoqëroi. Ne momentet e pritjes aty kanë kaluar dhe shokë të tij që kanë komunikuar me policinë për arsyen e ndalimit.
Gjate rrugës për në komisariat ai ka shfaqur probleme shëndetësore (dridhje dhe nxjerrje sekrecionesh).
Pas mbërritjes në komisariat ku po ashtu ka kamera duke parë që gjendja mund të rëndohej deri në mbërritje të ambulancës është transportuar nga vetë policia në spitalin e traumës ku ka mbërritur me puls te dobët dhe pas disa minutash ka ndërruar jete.
Lear Kurti është fëmijë i vetëm. Jetonte tek ish parku i autobusëve.
Ka pasur episode të tjerë të ndalimit në polici pasi ka qene përdorues i lëndeve narkotike.
Bashkë me viktimën është shoqëruar dhe shoku i tij, i identifikuar si Zyhdi Spahiu.
Ky i fundit është kapur i dehur në mjetin e tij. Spahiu është lënë i lirë, por është shoqëruar me gjobë për shkak të dozës së alkoolit.
Dyshohet se viktima dhe shoku i tij fillimisht kanë qenë bashkë, por më pas janë ndarë kur është afruar policia.
Lear Kurti rezulton me 3 precedentë penale, vjedhje dhe droge. Ai njihet si shok i grupit te Pajtim Serjanit.