Ish-prokurori: Çelësi i zbardhjes së vërtetës për Ervis Martinaj është polici Jeton Lami

1 September 2022, 22:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-prokurori: Çelësi i zbardhjes së vërtetës
Eugen Beci

Ish-Prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, duke folur mbi misterin që ka mbuluar zhdukjen e papritur të Ervis Martinajt, tha se i gjithë çelësi për të zbardhur të vërtetën është polici i arrestuar Jeton Lami.

Duke folur në “Opinion” Beci tha se Prokuroria duhet të punojë fort për të “thyer” policin Lami, dhe të bëjë atë bashkëpunëtor të drejtësisë, në mënyrë që të zbardhet ngjarja.

“Prokurori duhet të bëjë gjithçka për ta detyruar Lamin që të bëhet i penduar. Në rast se nuk “thyhet” polici i arrestuar, do të jetë shumë e vështirë të zbardhet ngjarja”, deklaroi Beci.


Video