Nënë e bir bëjnë aksident me motor, vdes në vend 46-vjeçarja (EMRAT)

1 September 2022, 18:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nënë e bir bëjnë aksident me motor, vdes në vend
Foto ilustruese

Një aksident me vdekje është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në Kuçovë. Një motor është përplasur me bordurat e rrugës dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja.

Mësohet se viktima është shtetasja Natasha Pasho dhe motori drejtohej nga djali i saj, Leonard Pasho.

"Shtetasi Leonard Pasho, 20 vjeç, duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat e rrugës. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën, pasagjerja në motomjet shtetasja Natasha Pasho, 46 vjeçe." thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja ka ndpdhur në rrugën rurale të fshatit Goraj, Perondi. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Video