Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Katër burra janë arrestuar nga Policia, pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre. Tre prej tyre janë vënë në pranga nga blutë e kryeqytetit, ndërsa një tjetër nga policia e Kavajës.
Më konkretisht policia e Tiranës ka arrestuar shtetasit: Erland Karaj, 37 vjeç; Emirjan Meta, 30 vjeç dhe Astrit Vata, 41 vjeç, të tre banues në Tiranë. Ndërsa në Kavajë është arrestuar shtetasi Enea Gjergjova, 35 vjeç, banues në Lushnjë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.