Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Arsen Muskurti autori i vrasjes së vëllait dhe kunatës është lënë në burg. Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për Muskurtin, i cili deri tani nuk ka treguar pendesë për krimin, ndërsa gjatë seancës ai është parë duke përshëndetur mediat.
Arsen Muskurti mori armën që e mbante në ambientet e biznesit të tij dhe vrau vëllanë dhe kunatën e tij brenda ambienteve të “NOOR Travel”, ndërkohë që më pas fiksohet nga kamerat e sigurisë që largohet me qetësi prej andej.
Arsen Muskurti u arrestua pak orë më pas nga policia, ndërsa arma e krimit u gjet në kasafortën e biznesit e tij dhe jo në një kosh mbeturinash, siç kishte deklaruar ai.